Lindje perendim

Lindje perendim смотреть последние обновления за сегодня на .

Lindje Perëndim: Loja e rrezikshme që Erdogani po bën me Putinin!

14437
83
16
00:14:52
29.01.2023

Rivalë me shumë të përbashkëta, i përshkruante pak kohë më parë Bloomberg presidentin rus Vladimir Putin dhe homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan. Marrëdhënia e tyre në fakt, ka qenë e lëkundur prej vitesh. Në thelb, ky shihet si një rivalitet i klasit të parë: secili prej dy liderëve shfaqet si një burrë shteti hijerëndë e i krekosur, me një fuqi të jashtëzakonshme të grumbulluar për veten dhe me ide të fiksuara në kokën e tij. Kur u takuan në Teheran pak muaj më parë, Erdogani e la Putinin në këmbë ta priste në këmbë dhe lideri rus, që e luan edhe vetë shumë mirë lojën e lënies së dikujt në pritje, nuk e fshehu nervozizmin. Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #LindjePerendim#TopChannel

Lindje Perëndim: Erë ndryshimi në Iran, a po i vjen fundi regjimit?

19282
72
14
00:23:37
04.12.2022

0-1 përballë Shteteve të Bashkuara në Katar, dhe Irani i tha lamtumirë Kupës së Botës. Humbja, edhe pse jo e thellë, mjaftoi për ta eliminuar kombëtaren iraniane nga Kupa e Botës. Por ndërsa zhgënjimi e zemërata duhet të ishin emocionet më normale që do t`i përcillnin pjesës tjetër të globit iranianët në shtëpi, ajo cfarë ndodhi në rrugët e qyteteve të ndryshme të republikës islamike ishte befasuese: Njerëzit festonin mes thirrjesh të gëzueshme, brohorimash, ndërsa boritë e makinave gjëmonin: pamje gati surreale këto, por megjithatë, tejet kuptimplota. Ato kremtime ishin një zë i bashkuar që ngrihej kundër një regjimi shtypës, dhe skualifikimi nga turneu i shumëadhuruar, qe pikërisht fitorja që kërkonin protestuesit. Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #LindjePerendim#TopChannel

Lindje Perëndim: Qyteti ku bandat shqiptare nuk guxojnë të shkelin!

57782
231
39
00:13:28
22.01.2023

Të lirë dhe të shpejtë, bashkëpunojnë me bandat lokale dhe përpiqen që të shmangin gjakderdhjen: Modeli i biznesit që përdorin bandat shqiptare në Britaninë e Madhe konsiderohet në vetvete një model suksesi. Mediat vendase janë intriguar edhe më parë nga shpejtësia me të cilën trafikantët shqiptarë pushtuan tregun e narkotikëve atje, por The Sun së fundi ka tentuar të shkojë edhe më tej, duke i bërë një skanim akoma edhe më të hollësishëm situatës. Për 20 vitet e fundit, thotë gazeta e famshme britanike, shqiptarët kanë kontrolluar tregun në lulëzim britanik të kokainës pasi arritën të thurnin aleanca me kartelet vdekjeprurëse amerikano-latine të drogës. Një prej bandave më famëkeqe që u ngrit përmbi kriminalitetin vendas, ishte The Hellbanianz. Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #LindjePerendim#TopChannel

Lindje Perëndim: Si po ia shtrëngon Perëndimi Serbisë “lakun në fyt” për Kosovën!

42210
165
31
00:16:32
30.10.2022

Prej javësh qarkulloi në media fillimisht si thashethem, pastaj si informacion jo zyrtar, e më tej mes një tymnajë mohimesh e pohimesh u pranua më në fund, si me gjysmë zëri se ekziston vërtet. Një tis misteri rrethoi për disa kohë atë që mediat në Kosovë e pagëzuan si “drafti gjerman”. Pëshpërimat se një kornizë e re dialogu ishte hartuar nga të derguarit rishtaz për rajonin nga Parisi e Berlini, nisën të shfaqen në shtator. U tha se plani parashikonte pranimin nga ana e Beogradit, pa e njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, e në këmbim parashikoheshin disa përfitime financiare dhe perspektiva e një anëtarësimi të shpejtë në BE.  Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #LindjePerendim#TopChannel

Lindje Perëndim/”Bombardime” sekrete? Plani i SHBA-së nëse sulmohet Kosova!

274679
1034
209
00:16:47
13.11.2022

Një plagë e mahisur, kurrë e mbyllur plotësisht: fucia e barutit në Ballkan, më shumë se kurdoherë tjetër sot duket të jetë Kosova.  Perëndimi e di mirë se bashkëekzistenca e dy vendeve pas luftës së përgjakshme të viteve 90, nuk kishte për të qenë kurrë e lehtë. Ashtu sic i njeh dhe pasojat e shpërthimit të një konfliktit që është përpjekje ta shmangë, në kërkimin e zgjatur të një zgjidhjeje e cila të paqëtonte dy palët. Por duket se një status quo-je të tillë, po i  vjen fundi.  Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #LindjePerendim#TopChannel

Lindje Perëndim: “Vjedhja e detit” , si po e bllokon Turqia Greqinë!

73315
368
80
00:16:56
27.11.2022

Ende pa u tharë mirë boja e marrëveshjes që ministri I jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu firmosi në Tripoli me qeverinë libiane të unitetit kombëtar për eksplorimin e përbashkët të rezervave të hidrokarbureve në ujërat bregdetare dhe në territorin kombëtar të Libisë, homologoi I tij grek, Nikos Dendias u hodh me një reagim të rrufeshëm të sfidonte legjitimitetin e ujdisë. Edhe ky pakt, sipas shefit të diplomacisë së shtetit Helen, cënonte, ujërat greke. Në krah të Athinës, që vazhdimisht I hedh sytë nga aleatët sa herë acarohen marrëdhëniet e saj me Turqinë, doli sërish BE-ja me kundërshtimet ndaj memorandumit të eksplorimit të energjisë. Ankaraja nuk I la as ajo pa përgjigje. “Blloku europian dhe vendet e tij anëtare nuk duhet të kapërcejnë kufijtë dhe limitetet e fuqisë së tyre”, ishte komenti i saj. Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #LindjePerendim#TopChannel

Lindje Perëndim/ Përse “u fshi” deklarata e Merkelit për luftën në Ukrainë, cfarë dinte Perëndimi?

43671
162
19
00:16:30
15.01.2023

Po të mos ishte për reagimet në rrjet, dhe më pas ato të vetë Rusisë, deklarata që Angela Merkel dha në 7 dhjetor për luftën e Ukrainës, do të kishte kaluar pa u vënë re. Në fakt, mediat emëdha perëndimore u duk sikur nuk i dhanë shumë rëndësi fjalëve të ish kancelares, në rrëfimin e saj ndoshta të tepruar për “Die Zeit”, mbi marrëveshjen e Minskut në Ukrainën lindore, të arritur vite më parë në formën e armëpushimit në një rajon ku armët nuk heshtnin. Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #LindjePerendim#TopChannel

Lindje Perëndim: Kosova si Ukraina? Plani Vuçiç- Putin, çfarë po tmerron Europën!

87331
292
108
00:17:15
18.12.2022

Putini i madh i dha urdhër Putinit të vogël. Dhe udhëzimet ishin për të provokuar atë që mund të shndërrohej në një krizë të dytë të Ukrainës në Europë, vetëm se këtë radhë në Kosovë. Një konflikti të ripërtërirë në territorin e saj, do t'i mungonte fantazma e armëve bërthamore. Por ai do të ndodhte më afër zemrës gjeografike të Bashkimit Europian – Ballkanit,  jo shumë larg vendit që ndezi dikur Luftën e Parë Botërore – ndërsa do të hidhte dyshime mbi vlerat, vendosmërinë dhe besueshmërinë e bllokut.  Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #LindjePerendim#TopChannel

Lindje Perëndim: A po kërkon Zelensky “një luftë” mes NATO-s e Rusisë?

42749
166
35
00:16:49
20.11.2022

Gjëmimi i shpërthimeve nga raketat e pretenduara ruse në Poloni, u ndje i fortë edhe në kancelaritë perëndimore. Fakti që për incidentin, i cili i kushtoi jetën dy personave u kthye që në fillim gishti nga Moska, solli një frikë edhe më të madhe: atë të një përshkallëzimi të mundshëm të konfliktit deri në tërheqjen direkte në vorbullën e tij e tij të të gjithë anëtarëve të tjeë të NATO-s. Por a janë të përgatitura të dyja palët për një përballje të tillë mes titanësh, që do të linte pas vetëm shkatërrim? Reagimi i presidentit amerikan, ishte përgjigja më e qartë ndaj kësaj pyetjeje. Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #LindjePerendim#TopChannel

Lindje Perëndim/ Putini nis ushtrinë private në Kosovë?! Grupi që “ndjell” luftën!

117819
365
182
00:18:23
11.12.2022

Hamendësimeve që vazhdojnë prej disa kohësh, një zhvillim i fundit i dha hov të ri, që në sytë e disave ishte gati përligjje e dyshimeve të hershme. Është folur prej kohësh për mundësinë e një përfshirjeje të njërit prej grupeve më famëkeqe paraushtarake rus në Kosovë në rastin e një përshkallëzimi të situatës. Vizita që zhvilloi ultranacionalisti serb, Damjan Knezheviq, në selinë e re të grupit të njohur për lidhjet e ngushta me Kremlinin, po shihet si prova se serbët dicka po gatuajnë me rrjetin e mercenarëve Vagner, të përshkruar ndryshe si ushtria private de facto e presidentit rus Vladimir Putin. Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #LindjePerendim#TopChannel

Lindje Perëndim: Gjermania, superfuqi ushtarake- a është gati Europa?

164682
749
147
00:20:19
25.09.2022

Agresioni rus në Ukrainë e shkundi kontinentin e vjetër në më shumë se një drejtim. Ai bëri dhe një herë të prekshëm tmerrin e konfliktit, pasojat mbi civilët, vrasjet e torturat që Europa mendonte se i kishte lënë pas si një pjesë të historisë që gjithmonë duhej kujtuar, pikërisht me qëllimin që të mos përsëritej më. Por lufta e Ukrainës, pati edhe një pasojë tjetër të papritur: Rizgjimin e fuqisë ushtarake të Gjermanisë. Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #LindjePerendim#TopChannel

Lindje Perëndim/Dokumentet sekrete: “Halë në sytë” e Rusisë, vendi europian që do sulmojë Putini?!

19219
74
15
00:16:37
06.11.2022

Gjërat po ziejnë në vendin e vogël, e deri vonë, në dukje të qetë të Moldavisë. Kur mijëra protestues u mblodhën përpara pallatit presidencial në Chisinau, perëndimi pa me shqetësim, Moska fërkoi duart. Turma kërkonte largimin e presidentes properëndimore, Maja Sandu. Arsyeja e kërkesës sakaq, nuk i kishte rrënjët tek ndonjë pakënaqësi e caktuar me të. Tubimet qenë orkestruar nga partia më e fuqishme opozitare në vend, pas të cilës qëndron Rusia. FSB-ja ruse është shkrirë me opozitarët moldavë që duan të rrëzojnë qeverinë. Qëllimet e Kremlinit janë të tjera: ato nisin me destabilizimin e plotë të vendit të brishtë fqinj.   Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #LindjePerendim#TopChannel

Lindje Perëndim: Skenari i luftës, armët bërthamore që Putin po përgatit kundër NATO-s!

89223
308
84
00:20:19
09.10.2022

Putini i mbërthyer në një qoshe - mund të jetë mjaft i rrezikshëm dhe të bëjë veprime të pamatura. I pamë supozimet e gabuara që bëri përpara luftës. E unë mendoj se ai po e bazon edhe tani qasjen e tij në supozime po aq të gabuara, kur mendon se mund të bëjë të fortin me ukrainasit, Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin.    Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #LindjePerendim#TopChannel

Lindje Perëndim: Raketa turke që “fshin” çdo cep të Greqisë: Arsenali i dy aleatëve-armiq!

160100
716
266
00:17:17
23.10.2022

Greqia është e gjitha në zonën tonë të mbulimit. Raketa jonë balistike me rreze të shkyrtër veprimi “Tayfun” mjafton për të kryer punë, e për të goditur objektiva edhe në territorin grek. Ajo goditi me një saktësi therëse shënjetrën në një distancë prej 561 kilometrash në 458 sekonda. Është krenaria jonë më e madhe e mbrojtjes. Raketa autoktone e zhvilluar nga Roketsan, e testuar dhe në Rize, e arriti qëllimin. Rrezja e saj është e tillë që mund të godasë cdo pjesë të Greqisë. -media turke Në momentin që fashiten pak zërat e shpërthimit të një konflikti mes dy aleatëve-armiq, mjaftojnë lajme të tilla për të rindezur frikën e një lufte që prej kohësh qëndron si shpata e Demokleut mbi kokat e dy kombeve rivale me njëra-tjetrën. Raketa e re hipersonike e zhvilluar prej Turqisë, iu përshtat më së miri klimës pro-luftës me shtetin Helen. Në shtypin vendas, u paraqit dhe një hartë që e demonstronte më qartë rrezen e aftësitë e raketës së re balistike, e cila përfshin jo vetëm Greqinë, por edhe vende të tjera fqinje si Bullgaria, Qiproja, Siria, Libani, Izraeli, Iraku dhe Armenia. Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #LindjePerendim#TopChannel

Lindje Perëndim/Lodhja nga elitat: Si po ngrihet ekstremi i djathtë në Europë!

8511
52
11
00:20:52
02.10.2022

Sondazhet e parashikonin prej kohësh. BE-ja, kishte nisur të përgatitej. Por nëse në Francë, letra e hapur e kancelarit gjerman Olaf Scholz, kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez dhe atij portugez Antonio Costa i shkundi votuesit me akuzat kundër Marine le Penit që po merrte revanshin pëprara zgjedhjeve presidenciale për komplote me forcat anti-demokratike, në Itali, një përpjekje qoftë edhe mjaft e zbehtë për ndërhyrje e kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk u pranua. Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #LindjePerendim#TopChannel

Lindje Perëndim: Elizabeta e II, sekreti i një mbretërimi 70 vjeçar!

6675
75
3
00:20:40
18.09.2022

Ishte ora 9 e mëngjesit në Kështjellën Windsor, dhe poshtë dritares së saj, Mbretëreshës Elizabetë e II-të i bëhej serenatë me gajde. Një skenë që e cuditi gazetaren Juliet Rieden. Mund të tingëllonte më shumë si një rrëfenjë nga koha e Camelotit, do të shkruante më vonë ajo. Por jo. Njeriu që shpërndante tingujt përkëdhelës për veshët e monarkes ishte majori muzikant,Richard Grisdale, nga regjimenti mbretëror i Skocisë. Në fakt, kjo traditë është goxha më moderne sesa koha e Mbretit Artur; atë e vendosi në 1843-shin stër-stërgjyshja e Elizabetës, Mbretëresha Victoria që e adhuronte romantizimin e instrumentave skocezë të frymës, dhe që prej atëherë, nuk ka ndryshuar më. Teksa tingulli i gajdes pushtonte ajrin përreth, monarkja ose ishte duke mbaruar mëngjesin, ose që ulur në tryezën e saj të punës. E gjithë vazhdonte saktësisht 15 minuta në ditë. Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #LindjePerendim#TopChannel

Lindje Perëndim: Mikail Gorbacov dhe e vërteta e shembjes së Bashkimit Sovjetik!

43859
206
17
00:20:12
04.09.2022

Një amalgam pikëllimi, admirimi e mirënjohjeje: lajmi i vdekjes së Mikail Gorbacovit, lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik, nobelist i paqes dhe një njeri që praktikisht, ndryshoi rrjedhën e historisë, e shkundi edhe një herë botën, duke risjellë në kujtesë një periudhë ndryshimesh tektonike për të. Komunistë të vijë së ashpër organizuan një grusht shteti kundër Mikhail Gorbaçovit përpara 3 dekadash dhe fill pas kësaj, BRSS-ja u shemb. Dokumente të panjohura më parë, të cilat janë siguruar nga SPIEGEL, tregonin se sa i dëshpëruar kishte qenë ai teksa luftonte për të mbajtur pushtetin dhe se si i lutej ai Gjermanisë për para për të shpëtuar vendin e tij. Pamje:AFP Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #LindjePerendim#TopChannel

Lindje Perëndim/Afron një luftë tjetër në Europë? Kush e ka radhën pas Ukrainës.....

172972
721
238
00:19:00
11.09.2022

Konflikti në Ukrainë tronditi qetësinë disa dekadëshe të Europës, e bashkë me të dhe bindjen e rrënjosur mes brezash të tëra se kontinenti i vjetër nuk do të përballej më me fantazma luftrash të përgjakshme transformuese. Pasojat po ndihen jo vetëm nga ukrainasit e thjeshtë… Gjurma e luftës së Ukrainës ka nisur të ndihet e fortë shumë larg kufijve të saj; uji i Mesdheut është ndër të parët që po shkumon. I ngërthyer në një mosmarrëveshje të vjetër territorial, rajonit i kthehen ethet e një konflikti që i ngjason një vullkani të fjetur: asnjehere nuk e llogarit dot se kur do të shpërthejë sërish. Dy aleatë të NATO-s, Greqia dhe Turqia duket se po mprehin shpatat sërish. Aleanca u krijua për të mbrojtur vendet e saj anëtare nga armiqtë e jashtëm; por si i bëhet kur në armik mund të kthehet pikërisht fqinji dhe aleati yt? Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #LindjePerendim#TopChannel

Lindje Perëndim: Tre “portat” e alienëve në Tokë: A patën kontakt civilizimet e lashta?

11766
81
3
00:18:51
01.01.2023

Qyteti i shenjtë i Anuradhapuras, i njohur lokalisht si Rajarata (Toka e Mbretërve), një vend  i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s ishte mbretëria e parë e themeluar në ishull- në vitin 377 para Krishtit, qëndron në zemër të kulturës budiste të Sri Lankës. Sot, është një nga vendet më të vizituara të sajt, duke tërhequr pelegrinë lokalë e turistë të huaj në tempujt e tij të lashtë budistë dhe stupat e veta gjigante në formë kubeje. Por ky qytet i shenjtë është gjithashtu shtëpia e diçkaje shumë më të vecantë. Këtu, në Ranmasu Uyana, apo Parku i Peshkut të Artë- një park i lashtë urban prej 40 hektarësh i rrethuar nga tre tempuj budistë- ndodhet një pllakë e gurtë, që supozohet të jetë në fakt, një hartë e sekreteve të Universit.   Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #LindjePerendim#TopChannel

Lindje Perëndim: Bjellorusia në Ukrainë, a hyn NATO në luftë? Skenari i ri i konfliktit!

79470
209
115
00:19:27
25.12.2022

Vizita e rrallë e Vladimir Putinit në Bjellorusi pak ditë më parë, shkaktoi shqetësim në Ukrainën fqinj dhe në Perëndim. Vetëm disa orë përpara këtij rrugëtimi të tij tij, Moska kishte kryer sulmin e radhës me dronë përtej kufirit, duke shënjestruar sidomos rrjetin elektrik ukrainas, të cilin e godit pa reshtur që prej tetorit, në vazhdën e një strategjie të mbrapshtë për të gjunjëzuar vendin me mungesën e ngrohjes dhe dritave gjatë një dimri tejet të ftohtë atje. Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #LindjePerendim#TopChannel

Lindje Perëndim/Pas Ukrainës, Ballkani? Plani rus, çfarë di NATO-ja!

86607
373
38
00:18:59
16.10.2022

NATO-ja e dënoi në termat më të ashpra të mundshme agresionin brutal e të paprovokuar rus kundër Ukrainës. Që në fillim, aleanca ngriti zërin duke kujtuar të drejtat e këtij vendi të “pavarur, paqësor dhe demokratik, e një aleat shumë i ngushtë i saj. Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut ka vazhduar përgjatë gjithë konfliktit ofrojnë Ukrainës nivele të paprecedentë mbështetjeje, duke ndihmuar në ruajtjen e të drejtës së saj themelore për vetëmbrojtje. Por së fundi, deklaratat e Moskës për mundësinë e përdorimit të arsenalit të saj të bollshëm bërthamor, kanë përforëcuar frikën se nuk është dhe kaq e pamundur që lufta të kapërcejë kufijtë e Ukrainës. Edhe pse shtypja e butonit te kuq nuk do të ishte aq e lehtë për Vladimir Putinin, aleanca duket e ka një rezervë jo të vogël kur vjen fjala tek deshifrimi i mendjes së një njeriu kaq të paparashikueshëm. Njoftimet e fundit se në dritën e kërcënimeve ruse për një “Armagedon atomik”, NATO-ja po merr masa për mbrojtjen e infrastrukturës kritike, u panë shumë shpejt si këmbana për veshët e atyre që duan të dëgjojnë. Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #LindjePerendim#TopChannel

Lindje Perëndim: Apokalipsi i klimës, çfarë do t'i ndodhe planetit për tre dekada !

8996
75
15
00:17:44
24.07.2022

Temperatura që shkrijnë asfaltin në rrugë, zjarre rebele të pamundura të frenohen, thatësira që po shtrihen ngadalë në heshtje, duke gllabëruar toka cdo vit e më shumë: Europa këtë verë, po kthehet në pasqyrën e apokalipsit të shumëtrumpetuar të klimës, i profetizuar prej kohësh, por që pak ia kanë vënë veshin. Qindra vdekje të raportuara në gadishullin IBerik kur stina e nxehtë është ende në mesin e saj, ndërsa përvëlimi ka pushtuar rajonet nga Portugalia në Ballkan. Shkencëtarët e klimës nuk i kemi parë ndonjëherë më të shqetësuar. Përllogaritjet e tyre flasin qartë: valët e të nxehtit po bëhen më intensive, më të shpeshta e më të gjata. Është e pamundur që në kushte të tilla, të mos bëhet lidhja me ndryshimet e klimës, të kthyera në shpatën e Demokleut që kërcënon planetin. Temperaturat 40 gradë që shihni tani, nuk janë asgjë, paralajmërojnë ekspertët, sepse nëse nuk veprohet për uljen e emetimeve, valë të tilla të të nxehtit, përmbytjet dramatike dhe fenomene të tjera ekstreme të motit, përgjatë tre dekadave të ardhshme, do të bëhen të zakonta.. Pamje:AFP Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #LindjePerendim#TopChannel

Lindje Perëndim: “Rusia i shkatërron vendet e NATO-s brenda gjysmë ore”, mit apo realitet?

113854
454
185
00:16:22
17.07.2022

NATO” po nis një luftë kundër nesh. Nuk është se e kanë thënë hapur, por kjo nuk ndryshon asgjë. Sepse është mëse e qartë, për të gjithë., tha Dmitry Rogozin, kreu i Roscomos, qe kercenoi se pergjigja do te ishte shkaterrimi i vendeve te aleances brenda 30 minutash. Si njëri prej besnikëve më të ngushta të Vladimir Putinit, Rogozin nuk mund ta zhgënjente presidentin rus me mbështetjen e tij, e cila shkoi përtej deklaratave konvencionale të një fitoreje dërrmuese mbi këtë armik të madh, që në sytë e Rusisë, vazhdon të mbetet kërcënimi kryesor për të. Pohimi i Rogozin ngjan sa qesharak, aq edhe arsye për të ulur e për të menduar. A mundet Moska ta bëjë vërtet? Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #LindjePerendim#TopChannel

Lindje Perëndim: Kina nis sulmin amfib, SHBA dërgon avionët…plani i betejës për Tajvanin!

159732
551
68
00:15:01
05.06.2022

Sulmi rus në Ukrainë ka shtuar frikën se edhe Kina mund ta vërë në jetë kërcënimin e saj të hershëm për ta marrë me force ishullin e vetëqeverisur të cilin ajo vazhdon ta shohë si provincë të vetën të shkëputur. Përpos provokimeve me avionët e tij luftarakë që shkelin zonën tajvaneze të mbrojtjes ajrore, Pekini po mban prej disa kohësh edhe manovra të reja pranë Tajvanit. Qëllimi i tij është i qartë. Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #LindjePerendim#TopChannel

Lindje Perëndim/ Bataljoni Azov, ultrasit që u kthyen në tmerrin e rusëve në Ukrainë!

120790
392
80
00:19:12
28.03.2022

Kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në 24 shkurt, shumë ekspertët ushtarakë të huaj, përfshirë dhe vetë amerikanë, e kishin të qartë se cfarë do të ndodhte: Epërsia e jashtëzakonshme e ushtrisë ruse përballë asaj të fqinjit të vet paqësor, do ta ndihmonte padyshim Moskën “të kryente punë shpejt”. Tanket ruse hynë që ditën e dytë të sulmit në periferi të Kievit, vetëm që të zboheshin prej andej, dhe një muaj pas nisjes së konfliktit, ushtria ruse ende nuk e ka marrë dot kryeqytetin ukrainas. Ushtria e Putinit nuk ka marrë dot nën kontroll asnjë qytet të rëndësishëm të Ukrainës, e madje as Mariupoin e bombarduar në mënyrë më brutale. Po kush po e mbron ate me kaq forcë? Mediat e huaja flasin për grupe luftëtarësh të betuar të rezistojnë atje deri në pikën e fundit të gjakut. Mes tyre, dhe anetarët e të tmerrshmit “Bataljoni Azov”. Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #LindjePerendim#TopChannel

Lindje Perëndim/”Sekreti” i Donbasit: Përse e kërkon aq shumë Rusia, e nuk e lëshon Ukraina!

189672
516
31
00:17:04
20.03.2022

Lufta e harruar e Europës, ajo mes Ukrainës së mbështetur nga Europa dhe Republikave të Donjeckut e Luhanskut të sponsorizuara nga Rusia, që për fushëbeteje kishte rajonet lindore ukrainase, u mbajt në fre për disa vjet. Pavarësisht shpalljes së një armëpushimi zyrtar në 2015-tën, shkëmbimi sporadaik I zjarrit dhe predhat nuk reshtën asnjëherë, por u kthyen në realitetin e përditshëm të popullsisë lokale. Konflikti I shpërthyer në 2014-tën, e në dukje I frenuar, në fakt, ishte thjesht në pritje të përshkallëzimit. Donbasi është sot një nga pikat e konfliktit mes lindjes dhe perëndimit, midis përpjekjes së Putinit për të rivendosur kontrollin dhe aspiratës në rritje të ukrainasve për t'iu bashkuar grupit të demokracive europiane. Por përse ky rajon ka një rëndësi kaq të madhe për të dyja palët? Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #LindjePerendim#TopChannel

Lindje Perëndim: Dokumenti i fshehtë, si “ia hodhi” Amerika Bashkimit Sovjetik për NATO-n!

134659
414
74
00:17:47
23.01.2022

Përgjatë gjithë kohës së tensioneve që i kanë bërë palët gjatë këtyre muajve të ashpërsojnë tonet e të përshkallëzojnë retorikat, Rusia nuk ka reshtur së pretenduari se në fundin e Luftës së Ftohtë , Shtetet e Bashkuara i kanë premtuar se NATO-ja nuk do të zgjerohej në lindje të Europës. Por në fakt, ndodhi pikërisht e kundërta. Ky zgjerim I vazhdueshëm e ka bërë Vladimir Putinin të ndihet i këcënuar sic thotë, e të kalojë në kundërsulm, duke kërcënuar nga ana e tij se do të sulmojë fqinjin e vet mjaft më të dobët ushtarakisht, Ukrainën, cka do t`I dhimbte shumë perëndimit. Por dokumente të fshehta, të bëra publike tani nga New York Times, tregojnë se në vitet 1990, kanë ekzistuar vërtet diskutimet mbi temën e “juridiksionit të NATO-s. Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #LindjePerendim#TopChannel

Lindje Perëndim: Si e fitoi Turqia “luftën e saj të ftohtë” me Perëndimin!

28647
173
13
00:15:21
03.07.2022

Kriza e krijuar nga përplasja e Perëndimit me Rusinë për Ukrainën, për Turqinë, ishte një dhuratë gati e papritur. Tensionet me Shtetet e Bashkuara për shkak të blerjes së sistemeve antiajrore ruse S400, dhe mëria me rreshtimin e hapur të një pjese të BE-së në krah të Greqisë në konfliktin e saj me shtetin Helen për cështjen e kërkimeve për hidrokarbure në Mesdheun Lindor, ishin sinjale të qarta se përpjekjet për zbutjen e një hendeku ekzistues në kohë mes Turqisë dhe Perëndimit, po dështonin. Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #LindjePerendim#TopChannel

Lindje Perëndim/ Franca “thikë pas shpine” Greqisë?  Pakti “i heshtur” Erdogan- Macron!

294144
1088
241
00:15:38
31.07.2022

Vetëm dy vjet më parë, tensionet mes tyre dukeshin se kishin mbërritur pikën e vlimit: Rexhep Tajyip Erdogan e paralajmëroi hapur shefin e Elizesë, Emmanuel Macron “të mos ngatërrohej me Turqinë”. Fërkimet mes dy vendeve aleate të NATO-s kishin mbërritur kulmin, aq sa presidenti turk e humbi qetësinë. Macron ishte shprehur më herët se Europa duhet të tregohej “e qartë dhe e prerë” me qeverinë e Erdoganit për veprimet saj, dhe këtu, durimi i kreut të shtetit turk u sos.   Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #LindjePerendim#TopChannel

Lindje Perëndim/SHBA-ja apo Rusia, kush e fiton përplasjen frontale? Gjendja e ushtrive sot!

228762
659
235
00:17:46
06.02.2022

Si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe NATO-ja e kanë bërë të qartë se nuk do të dërgojnë trupa për të luftuar në front me rusët; grumbullimi i forcave të tyre shërben për të garantuar sigurinë e aleatëve e ndoshta, dhe për të ushtruar presion mbi Vladimir Putin se megjithëse nuk do të bëhen pjesë e konfliktit, do të jenë aty për të reaguar në cdo moment përshkallëzimi. Kjo mes rreshtash, nënkupton qartë se në rast agresioni, Ukraina do të përballet e vetme me Rusinë. Por nëse do të mbërrihej vërtet deri në një përplasje frontale mes dy të mëdhenjve, kush mund ta fitonte atë luftë, Rusia apo Shtetet e Bashkuara? Cili prej vendeve ka epërsinë më të madhe ushtarake? Si paraqitet sot gjendja e ushtrive të tyre? Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #LindjePerendim#TopChannel

Lindje Perëndim: Roli i harruar i Serbisë në Holokaust!

7626
47
15
00:17:38
06.12.2020

Qershorin e vitit 2009, një raport I komisionit të Helsinkit dilte në përfundimin se një “qeveri kukull në Serbi, e mbështetur nga nazistët, mori pjesë aktive në Holokaustin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Cetnikët serbë bashkëpunuan me nazi-fashizmin dhe kryen një genocid të tmerrshëm kundër hebrenjve dhe muslimanëve boshnjakë. "A do ta njohë ndonjëherë Serbia përfshirjen e saj në shfarosjen e hebrenjve dhe muslimanëve të Bosnjës? A do të kërkojë qeveria serbe ndonjëherë ndjesë", thuhej në raport. Beogradi ishte qyteti I parë në Europë që u shpall “Judenfrei”, apo” I cliruar nga hebrenjtë”. Në fundin e Luftës së dytë, me shume se 80% e popullatës hebreje në Serbi ishte shfarosur. Kontributi I qeverisë dhe policisë serbe të kohës ishte vullnetar në planin e madh nazist. Regjistrimin e njerëzve që më pas do të shkonin drejt kampeve famëkeqe të punës ku në shumicën e rasteve i priste vdekja, ata duket se e bënin me shume zell. Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #LindjePerendim#TopChannel

Lindje Perëndim - Rusia po fiton në Ukrainë? Perëndimi përgatitet për luftë!

128815
502
93
00:16:37
26.06.2022

Ushtria britanike duhet të përgatitet për të luftuar rusët në fushëbetejë, deklaroi gjenerali i saporemëruar i saj Sir Patrick Sanders, i cili i argumentoi pohimet e tij me pretendimin se pushtimi rus i Ukrainës ka ndryshuar perspektivën për forcat ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar, qe duhet të jenë të afta të luftojnë përkrah aleatëve dhe të jenë po kështu të gatshme të mposhtin Moskën në fushën e betejës. Përse një pohim i tillë? A ka arsye Londra të ndihet e kërcënuar deri në pikën sa të mendojë përfshirjen ushtarakisht në një konflikt që zhvillohet mijëra kilometra larg? Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #TopNews#TopChannel

Lindje Perëndim: A do të guxojë Irani të sulmojë SHBA? Skenaret e konfliktit!

48660
163
25
00:20:38
28.03.2021

Mediat amerikane raportuan me shqetësim së fundi pohimet e dy oficerëve të lartë të shërbimit secret, të cilët folën në kushte anonimati, por mesazhin e përcollën fort e qartë. Sipas tyre, komunikimet e përgjuara nga Agjensia e Sigurisë Kombëtare tregonin se Garda Revolucionare iranianen kishte diskutuar organizimin e sulmeve të stilit “Uss Cole” kundër bazës ushtarake Fort McNair pranë kryeqytetit. Arsye për t`u vënë në lëvizje kishte. Sulmi kamikaz I vitit 2000 ndaj luftanijes amerikane USS Cole në portin e Adenit në Jemen, I kushtoi jetën 17 marinsave dhe dëshmoi cënueshmerinë përballë mësymjeve të tilla të cilat edhe pse jo të mëdha në përmasa e organizim, mund të shkaktojnë shumë dëm. Shërbimet e inteligjencës nuk u mjaftuan me kaq. Sipas tyre, iranianët kishin vënë në shënjestër edhe zv/shefin e shtabit të përgjithshëm, gjeneralin Joseph M. Martin. Plani ishte të nisnin fillimisht nga infiltrimi dhe mbikqyrja e bazës. Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #LindjePerendim#TopChannel

Lindje Perendim/ Si e gjunjezoi SHBA-ja Rusine per Kosoven, del dokumenti

221622
1219
101
00:16:50
07.11.2021

Pavarësisht dallimeve gjigande mes dy vendeve të tyre, Bill Clinton dhe Boris Yeltsin kishin arritur të vendosnin një raport të ngushtë personal. Ato ndjenja positive, ish presidenti amerikan dhe ish presidenti rus i përdorën për të ndërvepruar me efikasitet edhe atëherë kur u duhej të ishin të sinqertë mbi cështje që ktheheshin në sprova serioze për këtë miqësi. Ajo që nuk arritën ta kapërcenin megjithatë, ishte Kosova, konflikti is ë cilës u kthye në testin më të madh ndaj marrëdhënies personale të këtyre dy liderëve botërorë.    Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #LindjePerendim#TopChannel

Lindje Perëndim: Skenaret e konfliktit Kosovë-Serbi dhe Shqipëria e Madhe!

108626
583
162
00:18:11
03.10.2021

Mbi një dekadë nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, dhe thuajse po aq nga fillimi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes saj dhe Serbisë, konflikti i ngrirë Prishtinë-Beograd nuk është zgjidhur. Momente tensionesh që ngrenë herë pas here krye, si ai i bllokimit të dy pikave kufitare në veri të Kosovës nga serbët lokalë për shkak të përpjekjes për reciprocitet të targave, dëshmuan qartë se sa lehtë është rindezet sërish kjo fuci e fjetur baruti. BE-ja arriti që me ndërmjetësimin e saj t`i detyronte palët të gjenin gjuhën e kompromisit për një mrrëveshje, e cila në thelb megjithatë jep vetëm një zgjidhje të përkohshme të problemit. Tre vjet më parë, në një raport që mbetet aktual edhe sot, një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile, think tank-esh dhe akademikë nga Serbia, Kosova e BE-ja, të bërë bashkë nga German Friedrich-Ebert-Foundation (FES) —hartuan katër skenarë afatgjatë të mënyrave sesi mund të evoluojnë marrëdhëniet Kosovë-Serbi deri në 2035-sën. Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 # Kosovë-Serbi#LindjePerendim#TopChannel

Lindje Perëndim/Si dështoi plani i hakmarrjes ruse kundër SHBA!

52326
168
19
00:14:37
17.04.2022

Në kohën kur agresioni brutal i Rusisë vazhdon shkatërrimin e vendit fqinj, Kremlini është kujdesur që në të njëjtën kohë të lërë hapur dhe aparatin e propagandës që synon skicimin e synimeve të tij për atë që e konsideron si armikune  vet më të madh: SHBA-në. Së fundi, zyrtaret amerikane të inteligjencës pohuan se presidenti rus Vladimir Putin mund të përdorë mbështetjen që administrata Biden i ka dhënë Ukrainës, si pretekst për të urdhëruar një fushatë të re ndërhyrjesh në zgjedhjet e SHBA. Associated Press e nënvizoi se “nuk është ende e qartë se cilët kandidatë mund të përpiqet të promovojë Rusia ose cilat metoda mund të përdorë". Por në emisionin “ Mbrëmja me Vladimir Soloviev”, i transmetuar në televizionin shtetëror, ekspertët e përkëdhelur të Putinit ofruan një përditësim mbi planet për vitin 2024.   Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #LindjePerendim#TopChannel

Lindje Perëndim: Si e tradhëtoi Rusia Serbinë, krisja e “vëllazërisë sllave”!

70693
317
24
00:19:44
15.05.2022

Deklarata e bërë prej Vladimir Putinit gjatë takimit me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres në Moskë, do të kishte kaluar thjesht si një tjetër retorikë polemizuese e shefit të Kremlinit për Kosovën, me një jehonë të rrufeshme në media që ndoshta do të fashitej brenda disa ditësh, po të mos ishte për një element të pazakontë, i cili tërhoqi menjëherë vëmendje: ngjyrimi që iu bë asaj nga shtypi serb, e madje nga mediat e konsideruara të afërta me presidentin Aleksandar Vucic. “Putini i harroi serbët dhe Kosovën për shkak të luftës”, shkruante gazeta Blic. “Interesi lakuriq: Putini mbron interesat në Donetsk dhe Luhansk me interesin e tij, pa marrë parasysh pozicionin e Serbisë në Kosovë”, ishte titulli i Kurir. “Festë në Prishtinë, Zagreb dhe Sarajevë për shkak të deklaratës së Putinit”, dhe “Putini e godet Serbinë me thikë pas shpine”, ishin disa prej titujve të tjerë që përcillnin një indinjatë të rrallë ndaj aleatit të madh. A ishte kjo një rastësi? Apo është sinjal i një kthese të madhe? Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #LindjePerendim#TopChannel

Lindje Perëndim/”Kalorësi i Apokalipsit”, kërcënimi i fshehtë i Putinit për Perëndimin!

68900
260
47
00:18:42
12.06.2022

Komuniteti amerikan i inteligjencës është i bindur: Presidenti rus Vladimir Putin është përgatitur t`i ngulë thembrat e tij thellë në konfliktin e Ukrainës e ta lërë të zvarritet për ca kohë. Gjatë rrugës, thonë krerë të kundërzbulimit amerikan, shefi i Kremlinit mund të përdorë masa ekstreme për t`u siguruar që Rusia të fitojë në fund. Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #LindjePerendim#TopChannel

Lindje Perëndim: Kush e minoi planin e Putinit në Ukrainë; "dokumenti" i fshehtë!

399522
1128
106
00:15:48
13.03.2022

Në dy javët e para të pushtimit, perceptimi mbi superfuqinë ushtarake të Rusisë nisi të zbehej. Sulmet e saj të precizionit të lartë nuk ishin më dhe aq “precise”; sa për forcat tokësore, ato praktikisht po “zvarriten” të pushtojnë territore. Në vigjiljen e ofensivës, edhe vetë disa zyrtarë amerikanë ishin të bindur se Kievi do të binte brenda 48 deri në 72 orë. Nuk ndodhi ashtu. Flamuri verdh e blu, vazhdon të valëvitet në ndërtesat e kryeqytetit. Shtetit ukrainas do t`ia prisnin kokën nga kryeqendra e tij, por operacioni i Moskës po calon shume. Cfarë ndodhi? Ku ishte gabimi? Cfarë e shtyu Putinin të mendonte se pushtimi do të kishte qenë i lehtë? Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #LindjePerendim#TopChannel

Lindje Perëndim/Enjtje groteske dhe një sozi: Të gjitha vdekjet e Vladimir Putin!

25683
90
13
00:16:48
19.06.2022

Tymi rri pezull në qiejt e Europës; pjesa më e madhe e tij vjen nga pluhuri i bombardimeve në qytetet ukrainase, të rrënuara prej artilerisë ruse. Një pjesë tjetër ndërkohë, buron prej thashethemnajës mbi shëndetin e presidentit rus, që prej javësh ushqehet me pretendime të reja. Nëse për këtë gjë ka tym, a duhet të ketë domosdoshmërisht dhe zjarr? Çfarë përfitohet duke spekuluar për shëndetin e diktatorit? Dhe cfarë mund të thotë mirëqenia e tij për vendimin e tij për të pushtuar Ukrainën dhe zhvillimin e mëvonshëm të luftës? Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #LindjePerendim#TopChannel

Назад
Что ищут прямо сейчас на
lindje perendim huawei band review 热巴 dövüş Кадастровый инженер りほ Как поменять язык cool mix Newshub Как продавать на ebay 2D proxy premiere pro Как вывести клопов sagar bc bhale dohori Как открыть Irbis SP551 bkpp Sensei Maui halpa 25강3번 vill food